Vendosni fjalën kyçe....

Përshkallëzohet grindja, Musk e fton Zuckerberg-un të masin organet mashkullore


Pronari i Twitter, Elon Musk, ka përshkallëzuar grindjen e tij me miliarderin tjetër të teknologjisë, Mark Zuckerberg, duke e quajtur atë si një ‘palaço’ e ‘të dobët’ dhe duke sugjeruar që dy titanët e mediave sociale duhet të konkurrojnë duke matur anatominë e tyre mashkullore.

“Zuck është një impotent”, tha Musk të dielën në një postim në Twitter.

“Unë propozoj një garë për matjen e penisit.”

Musk dhe Zuckerberg – të cilët renditen ndër shtatë më të pasur në botë, janë përplasur në mediat sociale për javë të tëra. Zuckerberg, shefi i platformës Meta, pranoi sfidën e Musk për një ndeshje në ring muajin e kaluar.

Rivaliteti i tyre është ndezur edhe në frontin e mediave sociale. Platforma e re e mediave sociale e Meta-s, e ngjashme me Twitter, e quajtur Threads, tejkaloi 100 milionë përdorues të hënën, vetëm pesë ditë pas fillimit të saj zyrtar. Një firmë ligjore që përfaqëson Musk i dërgoi Meta-s një letër ndërprerjeje javën e kaluar, duke pretenduar se kompania vodhi sekretet tregtare të Twitter për të krijuar Threads.

“Konkurrenca është e mirë, mashtrimi jo”, shkroi Musk në Twitter javën e kaluar. Ai ka akuzuar Meta-n për zhvillimin e Threads si një aplikacion ‘kopjues’ duke punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitter-it që kishin qasje në pronësinë intelektuale të platformës.

Zëdhënësi i Meta, Andy Stone, i mohoi akuzat, duke thënë se askush në ekipin inxhinierik të Threads nuk ishte një ish-punonjës i Twitter.

Threads është një aplikacion shoqërues i një platforme tjetër në pronësi të Meta, Instagram. Musk kritikoi konceptin e sipërmarrjes së re të shtunën, duke thënë: “Threads janë vetëm fotot në Instagram minus, gjë që nuk ka kuptim, duke pasur parasysh se fotot janë arsyeja kryesore që njerëzit përdorin atë aplikacion. Sa herë keni lexuar komente në fotot në Insta dhe keni dëshiruar që të kishte më shumë? Personalisht, kurrë.”