Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës nis pakësimin e forcave në veri


Ashtu siç u paralajmërua dje, policia e Kosovës ka nisur pakësimin e forcave në veri të vendit. Lajmi është konfirmuars nga zv.komandanti i policisë, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, tha Elshani për Koha.

Në mesin e katër pikave, me qëllim të shtensionimit të situatës në veri, Kosova pajtuar të tërheqë 25 për qind të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.

“Qeveria e Kosovës deklaron publikisht gatishmërinë e saj për t’u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhet në njërën nga katër pikat e zotimit me Bashkimin Evropian.