Vendosni fjalën kyçe....

‘Prova’ e SPAK ndaj Ahmetajt: Programoi takimin me Mërtirin, udhëtoi në data, linja e destinacione të ndryshme me të


Një nga provat e paraqitura nga prokuroria në dosjen hetimore ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjen e tij me Mirel Mërtirin, është një udhëtim që Ahmetaj, ish-ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri dhe Mërtiri kanë bërë në vende të ndryshme dhe në data të ndryshme.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut thuhet se  Ahmetaj e Gjiknuri kanë udhëtuar drejt Austrisë me linjën tregtare ‘Austrian Airlines’ në datën 27 nëntor 2015, ndërsa Mërtiti ka udhëtuar drejt Francës dy ditë më vonë më 29 nëntor 2015 me linjën Adria Airways.

Për sa i përket kthimit, po sipas dosjes së SPAK-ut, Gjiknuri është kthyer në Shqipëri më 3 tetor me linjën Lufthansa përmes Rinasit ndërsa Ahmetaj është kthyer dy ditë më herët, 1 tetor 2015 me Adria Airways nga Lubjana e Sllovenisë.

Ndërkohë Mërtiri që kishtë udhëtuar drejt Francës më 29 nëntor, është kthyer në Shqipëri 1 tetor 2015 nga Verona me linjën Blue Panorama.

Që ta shpjegojmë edhe njëherë më thjesht itinerarin e tre personave të lartpërmendur dhe lidhjet që ka bërë SPAK për ta paraqitur si provë në dosjen hetimore, që sipas saj vërteton takimin mes Ahmetajt-Gjiknurit-Mërtiti dhe ‘komplotimin’ e tyre për inceneratorët.

Ahmetaj e Gjiknuri udhëtojnë drejt Austrisë me Austrian Airlines, ora 14:28 e 14:31 më 27 nëntor 2015

Mërtiri udhëton drejt Francës me Adria Airways më 29 nëntor 2015

Ahmetaj kthehet në Shqipëri me 1 tetor 2015, ora 13:14 me Adria Airways përmes Lubjanës

Gjiknuri kthehet në Shqipëri më 3 tetor 2015, ora 11:39, me Lufthansa përmes Rinasit

Mërtiri kthehet në Shqipëri më 1 tetor 2015, ora 20:31, me Blue Panorama përmes Veronës

Ahmetaj, Gjiknuri e Mërtiri, kanë shkuar në destinacione të ndryshme, me linja të ndryshme, me data të ndryshmee janë kthyer në Shqipëri me lnja të ndryshme, në data të ndryshme, me orare të ndryshme nga destinacione të ndryshme.

Sipas SPAK kjo ëshë provë se treshja kanë programuar udhëtimet me qëllim takimin mes tyre.

/Hashtag.al