PS e PD i kanë hapur rrugën arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Deputetët kanë paraqitur sot një raport që i hap rrugën arrestimit të kërkuar nga SPAK. Raporti do i kalojë seancës plenare të hënën në orën 17:00 ku pritet të miratohet.
Prokuroria e akuzon Ahmetajn për disa vepra penale lidhur me inceneratorët.
Avokatët kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e klientit të tij duke thënë se nuk kanë paraqitur asnjë provë për këtë gjë, për kontrollin e banesës apo pasurisë së tij.