Ashtu siç ishte parashikuar që dje, sot do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.
Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit, për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme.