Vendosni fjalën kyçe....

Tre të arrestuar në Fier, policia iu sekuestron kanabis, kokainë dhe fishekë


Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi u kapën me drogë.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se janë sekuestruar 40 bimë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, fishekë luftarak dhe një elektroshok.

Të njëjtat burime sqaruan se pas hekurave ranë shtetasit Syrja Misiraj, Ervis Shehaj si dhe Rahmet Osmani.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Kontrollet në terren, si dhe mbështetja e inteligjencës policore, bënë të mundur goditjen e 4 rasteve të veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe të posedimit të sendeve të kundërligjshme. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 40 bimë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, fishekë luftarak dhe një elektroshok. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” , si rezultat i kontrolleve për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe falë mbështetjes së inteligjencës policore, kanë goditur 4 raste të paligjshmërive të ndryshme, për të cilat:

  • u arrestua shtetasi S. M., 48 vjeç, pasi në tokën në pronësi të tij, në fshatin Mbers, Roskovec, u gjetën të kultivuara 40 bimë narkotike cannabis sativa;
  • u arrestua shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, 30 fishekë arme gjahu dhe një elektroshok;
  • u arrestua shtetasi R. O., 27 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje;
  • u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.