Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla ka premtuar se do bëjë gjithçka për të mos zhgënjyer asnjë qytetar që beson te ai në misionin e ri.
Ai shkruan në Facebook se do i shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.
Balla ka ironizuar deputetët e opozitës që votuan kundër dekretit të Begajt mbrëmjen e sotme duke shkruar se do mundohet t’i zhgënjejë pozitivisht.
“Të dashur miq, do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë. Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë.” – shkruan Balla.