Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja, çasti kur deputetja e AAK-së gjuan me shishe uji në drejtim të Konjufcës


Janë publikuar pamjet kur deputetja e Aleancës për Ardhminë e Kosovës Albana Bytyqi qëllon me shishe uji në drejtim të kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ky i fundit ka reaguar në mënyrë reflektive me dorë duke goditur shishen ndërsa më pas rojet e kryeparlamentarit kanë ndërhyrë duke forcuar mbrojtjen rreth tij. 

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës u shoqërua me tensione të shumta nuk munguan edhe përplasjet e ashpra fizike.

Përplasjet vijnë pak ditë pas publikimit të incizimeve të shefet së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila me deputetin e Listës Serbe Slavko Simiç.

Në atë bisedë, Kusari Lila dëgjohet të pranojë se ka folur me Milan Radojiçiç, një person i sanksionuar nga SHBA-ja dhe i dyshuar si koka pas tensioneve në veri të Kosovës.

Po kështu deputetja dëgjohet gjithashtu duke sharë politikanë të ndryshëm të Kosovës. Përplasjet vijnë pas sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës lidhur me tensionet në veri.