Sekretari i Përgjithshëm i PS, ka folur sot për mediat teksa po futen në Kuvendin e Shqipërisë.
I pyetur për një koment pasi emri i tij rezulton në dosjen e SPAK, në hetimin e Arben Ahmetajt, ai tha se ka udhëtuar por për çështje pune, dhe se hotelin dhe shpenzimet e udhëtimit i ka paguar ministria.
Gjinkuri u shpreh se udhëtimet e tij janë zyrtare dhe kanë dokumentacionet përkatëse dhe se roli i tij si ministër s’ka shkelej ligjore dhe se me Ahmetajn ka bërë udhëtime si koleg.
“Duan të përdorin emrin tim për kauza politike. Të them të drejtën të gjitha udhëtime, vetëm 2 që kanë dalë në media, janë zyrtare dhe kanë dokumentacionin përkatës. Nuk kam pse të nxjerr letra, por udhëtimet e mia janë të deklaruara, s’kam shkuar për qejf. Roli im si ministër s’ka shkelje ligjore. S’ka dalë askush të thotë një shkelje ligji nga unë kur isha ministër. Çdo ministër përgjegjët për atributin e tij. Qeveria nuk është organizatë kriminale, përkundrazi. Mos e bëni hetimin penal sikur po hëetojmë pacientin zero, bëhet fjalë për raste konkrete.
Me Ahmetajn kam bërë udhëtime se kan qenë ministër dhe koleg, dhe këto takime merrni informacion dhe e kuptoni. Kur të thërritem do jap shpjegime, në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuzat politke dhe kuazipenale kanë vite që rëndojnë ndaj meje, s’është krim të njohësh njerëz.
Është shumë vapë tani dhe ju duheni këtu.”- tha Gjiknuri.