Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve miraton pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor, opozita: E kaluat në fshehtësi pa kuorum


Ndërsa seanca e Kuvendit vijonte, deputetët e maxhorancës kanë mbledhur komisionin e Ligjeve për të kaluar pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor.

Mësohet se deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në sallë, të cilët thanë se nuk janë njoftuar nga administrata e Kuvendit.

Mbledhja u mbajt  në orën 12:00 ndërkohë deputetët e opozitës akuzuan në seancë se pr/ligji ka kaluar në fshehtësi.

Si mund të ndodhë që në prani të 140 deputetëve, e medias të mashtroni opinionin publik shqiptar. Të mblidhet komisioni i ligjeve në mënyrë të fshehtë, pa kuorumin e nevojshëm, pa procesverbal, pa incizim, pa ditur asnjë deputet i komisionit të ligjeve dhe të merrni një vendim për 10 minuta legalizimin e kanabisit. Legalizimin e drogës në Shqipëri. Këtë po bëni, dhe na tregoni se po shkelni rregulloren. Jo po kërkojmë respektimin e rregullores” tha deputeti i PD-së Dash Sula.

Edhe deputetja Çupi e denoncoi: “Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nëne të ligjit të kanabisit, pa kamera, pa regjistrim, pa opozitën, pa kuorum. Ka pasur edhe nga ty deputetë që kanë abstenuar. Ky është një turp, kjo është papërgjegjshmëri”