Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për mandatin e Ahmetajt


Kuvendi pritet të mblidhet nesër në seancë të posaçme për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugën arrestimit të ish-zv.kryeministrit, edhe pse për momentin ai ndodhet jashtë vendit.

Vendimi u mor pas disa ditësh debate e përplasje në Këshillin e Mandateve me opozitën që kërkoi heqjen e menjëhershme të imunutetit teksa PS-ja kërkoi shtyrjen për të hënën marrjen e vendimit.

Një ditë më parë, deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se PS-ja i dha mundësinë Ahmetajt të arratisej nga vendi për t’iu shmangur drejtësisë. Largimi i Ahmetajt jashtë vendit ëshë konfirmuar edhe nga avokatët e tij Ardian Visha e Henrik Ligori, të cilët thanë se klienti i tyre ndodhej jashtë për arsye familjare. Ata kanë akuzuar SPAK-un se po bën ‘show’ me çështjen dhe se po sillet si prokuroria e kohës së diktaturës duke mos u marrë me faktet penale po me personin.