Ekipet e Shqipërisë nuk kanë mundur të marrin rezultate të mira në ndeshjen e vajtjes të turit të parë kualifikues stë Ligës së Konferencës.
Tirana nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një pikë në fushën e saj në barazimin ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Matumit.
Me barazim është ndarë edhe Egnatia, po të paktën ekipi nga Rrogozhina e ka marrë atë jashtë fushe ndaj armenëve të Araratit kështu që në ndeshjen e kthimit në fushën e saj ka mundësi të mira kualifikimi.
Vllaznia nga ana e saj është mundur thellë në Irlandën e Veriut 3-1 ndaj Linfield duke i ndërlikuar pozitat.
Ekipet nga Kosova, Dukagjini e Gjilani kanë fituar e barazuar përkatësisht duke pasur mundësi të mira kualifikimi në ndeshjet e kthimit.
Ndërsa dy ekipet nga Maqedonia e Veriut, Shkupi e Shkëndija i kanë fituar ndeshjet ndaj kundërshtarëve.