Vendosni fjalën kyçe....

Motra e Saimir Sulës: S’morëm pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës së vëllait, do bëjmë analizë private ADN-je


Motra  e Saimir Sulës, zemra e të cilit erdhi dje nga Spanja, ka pohuar se nuk ka qenë e pranishme në aktin e dorëzimit të organit të të vëllait.

Në një deklaratë për Report Tv, Majlinda Sula tha se edhe pse ajo e familjarët e e tjerë kishin pritur mbi 6 orë pranë laboratorit, siç ishin njoftuar, nuk kishin qenë pjesë e aktit.

Deri tani nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur me zemrën e të riut pavarësisht njoftimit nga Ministria e Drejtësisë pak dië më parë se zemra do u kthehej familjarëve në Shqipëri pas një marrëveshjete me spitalin në Barcelonë e autoriteteve spanjolle.

“Dje në 12 prokurorja e rastit në Tiranë më njofton se duhet të paraqitemi në laborator për të tërhequr zemrën. Ne duhet të ishim prezent në aktin e dorëzimit të monstrës së zemrës që Shqipëria do ta sillte. Nuk ka qenë prioritet nga Ministria e Drejtësisë. Nxorën një lajm duke thënë se zemra do tërhiqet nga autoritete shqiptar dhe akti i dorëzimit të zemrës do bëhet në prani të familjarëve dje më 12 korrik. Ne nuk kishim dijeni ku të na njoftonin se ne duhet të paraqiteshim tek ky laborator në Spanjë për dorëzimin e zemrës. Ti nuk mund të shkruash në faqen zyrtare të thuash në prani të familjarëve kur familja nuk është në dijeni. Më erdhi një letër nga prokuroja e rastit që të paraqitem tek ky laboratori ku mbahen monstrat për të qenë prezent. Kur shkuam dje na lanë 6 orë duke pritur tek dera dhe nuk morëm pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës. Pas 6 orësh avokatët e mia u larguan dhe kur u larguan avokatët, dikush nga ato më telefonoi dhe më thanë Majlinda hajde merr pjesë, por unë refuzova pasi nuk kisha avokatët. Na lanë 6 orë tek dera në pritje dhe nuk na lanë të futemi brenda. Ne nuk morëm pjesë në as në aktin e dorëzimit të zemrës nga Spanja në Shqipëri.” – tha Sula.

Ajo tha se do i bëjë analizën e AND-së zemrës për të shuar çdo dyshim se zemra e të vëllait nuk është marrë për trafik organesh.

“Ne po presim që Shqipëria të nxjerrë ADN dhe analizën e zemrës e të tregojë dhunën fizike. Por ne do të bëjmë kërkese për një ADN private. Do bëjmë një ekspertim të organit të zemrës, një ADN private.” – tha ajo.

Saimir Sula ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital del Mar’ në Barcelonë në maj të vitit 2020 ku shkoi për t’u vizituar.

Pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte Covid-19, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital. Në dosjen hetimore thuhet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si ‘Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes’.

Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar.  Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.

Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu.

Ka qenë këmbëngulja e gjatë e së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj mbërriti me avion nga Spanja. Më herët Ajo, familjarë e miq të të ndjerit kanë bërë disa protesta në Spanjë e Shqipëri duke kërkuar transparencë për atë që ka ndodhur e drejtësi.