Vendosni fjalën kyçe....

Një 22-vjeçar bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit në Tiranë, dërgohet në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 22-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”dhe dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht.

Policia njofton se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.