Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje mes deputetëve në Kuvendin te Kosovës


Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërkohë sa po mbante fjalim, kryeministri Albin Kurti.

Raportohet se në ato momente, Kurti është spërkatur me ujë, derisa edhe ka pasuar reagim edhe nga të pranishmit.

Kryeministri Albin Kurti para se të ndodhte përplasja ishte duke folur për marrëveshjen që e ka nënshkruar në Bratisllavë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

Ai ka thënë se atje nuk është arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës”.

“Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.