Një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, u ekzekutua në qytetin e Selanikut pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.
Dëshmitarë okularë thanë se viktima pati një sherr banal me një person të panjohur,i cili në vazhdim qëlloi mbi viktimën të paktë 3 herë duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në rrugën Solonos në zonën lindore të Selanikut. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit i cili është larguar me shpejtësi rrugicat e lagjes.