Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Në seancën e sotme ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Ai akuzohet për blere votash, akuza të cilat i ka mohuar me forcë. Sipas tij akuzat janë politike dhe se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligji dhe as ka blerë vota.
Çështja e Fredi Belerit është bërë temë edhe në parlamentin evropian ku deputetët miratuan një amendament të eurodeputetëve grekë për lirimin e menjëhershëm të tij. Kryeministri grek ka kërkuar në disa raste lirimin e Belerit.
Komunikim për median
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”