Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj ndodhet në Angli, avokati: Do vijë kur të ketë liri


Arben Ahmetaj ndodhet në Angli. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori i cili theksoi se ish-zv.kryeministri është atje për arsye familjare.

Avokati tha gjithashtu se Ahmetaj do kthehet në Shqipëri kur të ketë liri.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij. Do vijë kur të ketë liri” – tha ai.

Deputetët votuan për heqjen e imunitetit të Ahmetajt me 117 vota pro, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.