Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama të tregojë ku është Ahmetaj, SPAK-u duhet mbështetur se ka bërë hetim të thelluar


Deputeti i PD-së Bardhi i kërkoi kryeministrit Rama që të tregojë ku ndodhet Arben Ahmetaj, i cili është larguar jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij ai i bëri thirrje ish-zv.kryeministrit që të bëhet i penduari i drejtësisë ndërsa bëri thirrje për mbështetjen e SPAK-ut që sipas Bardhit ka bërë hetim të thelluar për dosjen e inceneratorëve dhe po tregon se në Shqipëri mund të ketë drejtësi.

“Qeveria e Edi Ramës ishte qeveria e Klodian Zotos. Kemi detyrimin që të mbështesim SPAK-un. Ka bërë hetim të thelluar për dosjen në fjalë. A kam unë kritika për SPAK-un, po kam. A mund të bënte më shumë, po mund të bënte më shumë. Po ne duhet të jemi mburoja e atyre burrave dhe grave që po tregojnë se në këtë vend mund të ketë drejtësi. Pas çdo firme që hidhet Ahmetaj, ai merrte një vilë.  Unë propozoj që Rama të vijë në seancë dhe të na japë përgjigjen ku ndodhet Ahmetaj. Nëse ai është i shtruar në spital kemi detyrim të shtyjmë seancën. A keni një standard. Rama ju përdori edhe juve në këtë aferë korruptive. Ahmetaj është arratisur njësoj siç edhe thamë, poavarësisht se u tha e kundërta. Unë i sugjeroj Ahmetajt që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ideatori i aferës së inceneratorëve nuk është as miqësia Ahmetaj-Zoto-Mërtiri dhe as Damian Gjiknuri.” – tha Bardhi.

 Ai shtoi se Rama është truri financiar i skemës së inceneratorëve për të përfituar në mënyrë të parregullt 430 milionë euro.

Bardhi e akuzoi kryeministri se është përgjegjës kryesor për skemën e zhvatjes përmes inceneratorëve dhe se pa dijeninë e përfshirjen e tij, diçka e tillë nuk do kishte ndodhur.

“Truri i tij financiar krijoi një skemë për të përfituar një mënyrë të parregullt 430 mln euro. Përgatisin dhe fillojnë të përgatisin në një zyrë private të biznesmenit për ti grabitur qytetarëve shqiptarë 430 mln euro. Me ndihëm e Edi Ramës dhe Ahmetajt me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm të ministrave të Ramës, këta dy zotërinj fillojnë të marrin paratë tona për të ndërtuar inceneratorin për djegien e mbetjeve, që sot pas 7 vitesh janë jashtë funksionit. PD e ka denoncuar këtë aferë duke nisur nga viti 2018, po kryeminitri, ministrat deputetë e PS jo vetëm nuk na dëgjuan por filluan të na sulmonin, tallnin, të na intimdonin. Dua të falënderoj për kryetaren e komisionit hetimor, Tabakun, Këllicin, Zhupen, Bocin, Spaho. Secili prej tyre, siç tregon edhe dosja e Prokurorisë i dhanë informacion të bollshëm që të vijmë në këtë kërkesë që njeri u ramë s’më i besuar rrezikon jo më pak se 15 vite burg. Pa asnjë dyshim, pjesë e këtij hetimi do duhet të jetë koka e aferës, ai është kryeministri Edi Rama. Pa ndihmën e Ramës as Ahmetaj dhe ministrat e kësaj qeverie nuk mund të miratoheshin 17 vendime brenda ditës. Ato projektvendime janë dërguar nga PC i Klodian Zotos në mbledhjen e këshillit të ministrave, janë futur në mbledhje qeverie dhe 17 vendime janë miratuar brenda ditës. Ahmetaj dhe Zoto iu ka përdorur në tre raste, tre projektligje të hartuara në zyrën e Zotës kanë shkuar në zyrën e Ahmetajt, Ramës dhe më pas ju keni ngritur kartonin për t’i votuar ato ligje. Unë e di që sot me zemër një pjesë janë me këtë krah të seancës plenare.” – shtoi Bardhi.