Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do u drejtohemi qytetarëve për largimin e Ramës, do bëhen negociata me forca të tjera të opozitës


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha tha se opozita do u drejtohet qytetarëve për të kërkuar largimin e qeverisë në dritën e zhvillimeve të fundit me inceneratorët ku SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ai tha se në asnjë vend të botës qeveria nuk qëndron dot në këmbë me atë që ka ndodhur dhe nëse mbetet në pushtet, kjo ndodh për shkak të dobësisë së opozitës.

Berisha tha se për protestat do ketë negociata me forca të tjera të opozitës dhe se nuk ka popull që mund të durojë atë që ka ndodhur.

“Ne e kemi trajtuar këtë tema me seriozitetin më të madh, Është e domosdoshme që t’i drejtohemi shqiptarëve, Në asnjë vend të botës një qeveri që ka kryer këtë nuk qëndron. Nëse qëndron, qëndron për dobësinë e opozitës. Ne duhet t’u drejtohemi qytetarëve, do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri, popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të bëhen negociata me forca të tjera të opozitës”, tha Berisha.