Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama përgjegjësi kryesor i ndërmarrjes së inceneratorëve, bashkë me Gjiknurin po vjedhin te ai i Elbasanit


Ish-kryeministri Berisha tha sot se kryeministri Rama është pronari i vërtetë u skemës së inceneratorëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Berisha theksoi se Rama bashkë me Engjëll Agaçin janë krerët e skemës dhe se të gjithë ata që kanë hedhur firmën kanë përgjegjësinë e tyre.

Pronari i vërtetë i ndërmarrjes, Edi Rama, shfrytëzon pushtetin e tij, dhe bashkë me Agaçin, firmos në kundërshtim flagrant me ligjin, procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. A mund të ishin Zoto, Mërtiri dhe Gugallja, pronarë të dy djegësave, Elbasanit, Fierit dhe më vonë të Tiranës në këtë mënyrë? Kurrën e kurrës. Duhej që ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur çdo fakultet mendor, dhe të tillë nuk janë. Duhet të ishin magjistarë, por ata magjistarë nuk janë. Kjo ndodhi sepse ndërmarrja ishte e Edi Ramës. Të gjithë ata të cilët firmosën bazuar në dokumentin e firmosur nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, janë përgjegjës. Janë përgjegjës sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm. Ky ligj urdhëron çdo zyrtar, qoftë oficer policie, qoftë oficer ushtrie, çdo njeri. Por këta e zbatuan, me radhë. Këta që firmosën janë përgjegjës, pa përjashtim”, tha Berisha.

Ai shtoi më tej se Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri kanë ndryshuar kontratën e inceneratorit të Elbasanit dhe do inkasojnë energjinë që prodhohet aty për 30 vjet.

“Sipas tij, kontrata e djegësit të Elbasanit, thotë se do prodhohet energji për shtatë vite, pastaj ajo bëhet e tëra pronë publike e Bashkisë së Elbasanit, por bosi i sipërmarrjes, bashkë me Damian Gjiknurin, firmos një kontratë me kompaninë që administronte djegësin e Elbasanit, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit. Meqë jemi te djegësat, se dy janë prokurime publike, një është në koncesion. Tani në sipërmarrjen e Ramës, në skemë hyn një hajdut i ri. Dhe shikoni se si Rama vjedh me Gjiknurin, energjinë e djegësit të Elbasanit. Studioni kontratën e djegësit të Elbasanit, ajo thotë se do prodhohet energji për shtatë vite, pastaj ajo bëhet e tëra pronë publike e Bashkisë së Elbasanit.

Çfarë bën bosi i sipërmarrjes? Bosi i sipërmarrjes, bashkë me Damian Gjiknurin, firmos një kontratë me kompaninë që administronte djegësin e Elbasanit, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit. Çka do të thotë se Rama dhe Gjiknuri inkasojnë energjinë që prodhon djegësi i Elbasanit për 30 vite”, tha Berisha.