Qeveria ka dërguar në Parlament një draft për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke ua çuar aty deri në 6.4 milionë lekë në muaj.
Në draftin e dërguar tashmë në Kuvend është miratuar një ndryshim në ligjin e funksionimit të Gjykatës, sipas të cilit, rroga e një anëtari të Kushtetueses është sa 0.96% e rrogës së Presidentit (408 000 lekë) plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.
Ndërkohë që kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”, duke i arritur kështu paga në shifrën 7.6 milionë lekë.
Nga drafti i qeverisë përfitojnë edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, sipas pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në masën 43% mbi pagën mujore; b) shtesë për vjetërsi sipas shkronjës “c”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në draft.