Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Dokumentat që implikojnë Veliajn në inceneratorin e Tiranës


Monika Kryemadhi ka publikuar edhe një herë dokumentat që implikojnë Erion Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës, që nga përgjigjia që kryebashkiaku i dha Alqi Bllakos, deri në miratimin e kontratës nga Komisioni për Koncensionet. “Erion Velija në çdo studio dhe komunikim me mediat është shprehur Bashkia Tiranë paguan 29 euro për ton dhe nuk ka qenë pjesë e procedurës koncesionit innceneratorit Tiranë” shkruan Kryemadhi, duke nxjerrë dokumentin që mban firmën e tij dhe që i hapi rrugën nënshkrimit të kontratës.

 

1. Tirane, me date 27.3.2017 Erion Velija ne perjigje kerkeses nga MM per miratimin e plan-fizibilitetit per ndertimin e inceneratorin Tirane , shprehet parimisht dakort per rolin e Bashkis Tirane , referuar Studimit Fizibilitetit.

 

Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin

Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin

2. Referuar shkresen nr.827/1 prot., date 27.3.2017, me ane te ciles Erion Veliaj ne rolin e Kryetarit bashkis Tirane eshte shprehur parimisht dakort per rolin e kesaj Bashkie referuar studim fizibilitetit , Arben Ahmetaj pasi Bashkia Tirane merr persiper financimin sipas studim fizibilitetit shprehet “pa koment per sa kohe financuesi dhe perfituesi kryesor eshte Bashkia e Tiranes”.

 

Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj

Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj

3. Komisioni me objekt dhenie koncesioni/PPP “Ndertim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi I venddepozitimeve egzistuese Tirane” pasi merr dakortesin e Bashkis Tirane per vazhdimin e procedurave referuar studim fizibilitetin dhe miratimin nga MF ku shprehet pa koment perderisa financuesi dhe perfituesi eshte Bashkia Tirane , vejm ne vemendje qe Erion Velija kishte dy perfaqesues ne komision Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun jep driten jeshile per vazhdimesin e procedures pa VKB.

 

Kerkesa e antareve te Komisionit per vendimin e Keshillit Bashkiak

xKerkesa e antareve te Komisionit per vendimin e Keshillit Bashkiak

 

4. Ne Gusht te vitit 2017 komisioni I koncesionit ka perzgjedhur fituesin” Energy BV SPV , nje nga antaret Valbona Ballgjini kerkon qe Bashkia Tirane te miratoj me VKB angazhimin financiar para se lidhet kontrata mes MM dhe Koncesionarit dhe me kete kontraten qytetaret e tiranes hyjn ne nje mardhenie kontraktuale 30 vjevare te cilet jane detyruar paguajn 29 euro per ton ose rreth 10milon euro ne vit, por Taulant Tushaj i cili eshte I besuari I Kryetarit Bashkis Tirane nuk e mbeshtet prpozimin e Valbona Ballgjinit dhe komisioni miraton Kontraten.

 

antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes

Antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes

Erion Velija ne cdo studio dhe komunikim me mediat eshte shprehur Bashkia Tirane paguan 29 euro per ton dhe nuk ka qen pjes e procedures koncesionit innceneratorit tirane.

VINI RE: Ky maetrial është pronësi intelektuale e Lapsi.al