Vendosni fjalën kyçe....

SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt


SPAK ka depozituar mesditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Aben Ahmetajt.

Veprimi vjen pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit nga mandati i deputetit.

Kujtojmë se SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, pasi e akuzon atë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme, ndërsa ish.zv-kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.