Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Asnjë deputet i opozitës në dosjen për inceneratorët, mbështetje maksimale për SPAK-un


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha sot se nuk ka asnjë emër të ndonjë deputeti të opozitës në dosjen e SPAK për inceneratorët.

Gjatë fjalë para Kuvendit pasi deputetët miratuan kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ahmetajt duke i hapur rrugën arrestimit të tij, kontrollit të banesës dhe pasurisë së tij, ajo kërkoi mbështetje maksimale për SPAK-un.

“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri. Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë.” – tha Tabaku.