Vendosni fjalën kyçe....

Vrau shokun ditën e djeshme në Selanik, dorëzohet në polici 45-vjeçar shqiptar


Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar që u qëllua pasditen e djeshme jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, është dorëzuar në ‘ELAS’ pasditen e së premtes.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 45-vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili u dorëzua i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos.

Sipas informacioneve të Voria.gr, 45-vjeçari ka debatuar edhe herë të tjera me viktimën. Sipas mediave greke ato të dy ishin shokë, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për disa para të marra borxh.