Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi amerikan miraton projektligjin e shpenzimeve ushtarake, përfshin financimin e YPG/PKK-së – Anadolu Agency


Një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes i miratuar nga Kongresi amerikan do vazhdojë financimin për forcat partnere amerikane në Siri, duke përfshirë grupin PKK/YPG, shkruan media turke Anadolu Agency.

Projektligji, i cili kaloi me 219 vota pro e 210 kundër, përfshin fondet për mbështetjen e operacioneve me ‘grupet siriane të verifikuara’ nga fundi i vitit 2023 dhe  gjithë vitin 2024.

Mbështetja përfshin të gjitha grupet siriane, duke përfshirë SDF-në e udhëhequr nga PKK/YPG. Ajo gjithashtu do përfshijë financimin për grupet jo-SDF, duke përfshirë forcat ushtarake lokale siriane në një bazë ushtarake strategjike të SHBA-së përgjatë kufirit Siri-Jordani-Irak.

Mbështetja e SHBA-së për YPG-në ka tensionuar marrëdhëniet me aleatin e NATO-s, Turqinë, lidhur me lidhjet e grupit me PKK-në, një organizatë e cilësuar terroriste në Turqi, SHBA dhe BE.

Legjislacioni përfshin gjithashtu një ulje të financimit për përpjekjet më të gjera për të penguar grupin terrorist Daesh/ISIS, në 241.95 milionë dollarë nga 358 milionë dollarët e ndarë për vitin fiskal që përfundon në fund të shtatorit.

Senati pritet të fillojë votimin mbi versionin e tij të projektligjit të mbrojtjes, i njohur si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, javën e ardhshme. Një komitet i përbashkët më pas do përpiqet të kalojë dallimet për të negociuar një konsensus.