Vendosni fjalën kyçe....

Policia u bllokoi mjetet lundruese në Koman e Lumin e Shalës, pronarë e turistë në protestë (Video)


 

Pronarët e varkave e banorë të Komanit bllokuan mëngjesin e sotëm tunelin hyrës për në Koman pas bllokimit të mjeteve të ture lundruese.

Pjesë e protestës u bënë edhe turistë të shumtë të cilën kishin udhëtuar deri në vend për të udhëtuar me target në Liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës.

Protesta vjen pas operacionit të policisë dy ditë më parë në zonë ku u kontrolluan dokumentet dhe gjendja e mjeteve lundruese në Koman e Shalë.

Gjatë aksionit në fjalë u bllokuan 46 mjete lundruese të ndryshme që sipas policisë nuk i përmbushnin kushtet e sigursë ose nuk kishin dokumentaconin e duhur për të ushtruar veprimtarinë.