Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon rastin e rëndë shëndetësor me të birin: Mjekët ia thanë copë, ke vetëm 30% mundësi mbijetese


Kryeministri Rama rrëfeu një episod të rëndë nga jeta e tij familjare teksa po fliste në podcast me mjekun Gentian Toshkëzi, i cili pak kohë më parë ka marrë çmimin ‘America’s best Doctor’.

Teksa po flisnin mbi rastet e mrekullive në mjekësi, Rama tregoi rastin e të birit, i cili në moshën 15-vjeçare iu tha se ishte i sëmurë rëndë dhe nuk kshte me shpresa për jetën.

“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin. Ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash…”Më lër të bëj punën time.” – tha dhe u ul përballë tij dhe i tha: “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, je i gatshëm të luftosh?. Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj.” – tha Rama.