Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Pushimi i shoferit’
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shoferi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.