Ish-kryeministri Berisha ka publikur sot raportin e shpalljes së tij non grata nga Britania e Madhe.
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ai tha se materialet që janë paraqitur prej ambasadorit King-Smith dhe paraardhësit të tij Duncan janë mbështetur te materialet e mediave të Soros si BIRN, Reporter.al dhe Balkan Insight, qeveria Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
“Cilat janë dokumentet e famshme ku është bazuar vendimi për shpalljen time non grata, tregojnë tre burime, burimi i parë Fondacioni shoqëria e Hapur George Soros. Burimi i dytë mediat Ballkan Insight dhe Reporter.al dhe sponsori i këtyre mediave është George Soros. Burimi i tretë akuzat e kundërshtareve të mi politik Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj.” – u shpreh Berisha.
Burimi BIRN, Balkan Insight, Reporter.al. të spekulantit George Soros. Damir Fazliç është biznesmen, nuk është dënuar kurrë Shqipëri, Britani apo vend tjetër. Ndaj tij nuk kanë dalë kurrë dokumente inkriminuese. Në vitin 2019 Ina Rama, e nxitur nga PS-ja nisi një hetim ndaj tij. Pas hetimit doli se ai nuk kishte shkelur asnjë ligj. Prokuroria kërkoi arrestimin e tij teksa po largohej nga vendi në shkeljetë ligjit, Pasi prokuroria i kërkoi atij të vinte, ai erdhi dhe u përgjigj dhe u gjet se nuk kishte shkelur asnjë ligj.
Lidhja ime me krimin e organizuar. Burimi Lulzim basha Edhe në këtë rast ambasadori King-Smith kapërcjellë në Londër informacione të pasakta. Ai tha se po mblidhja firma me ndihmën e Suel Çelës për Kongresin e PD-së. Iu përgjigja me fakte. Zyrtarët në fjalë britanikë mjafton të kërkonin në internet dhe do gjenin denoncimet e mia ndaj bandave të Elbasanit me shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.
Para se të mashtronte qeverinë e tij për lidhjet e mia me krimin, King-Smith dhe paraardhësi i tij Duncan mafton të hapnin e të lexonin raportet e qeverisë brianike dhe bashkëpunimin e saj me qeverinë që drejtohej nga unë.
King-Smith duhet të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në vitet 2005-2013.