Vendosni fjalën kyçe....

Braçe kërkoi përcaktimin në ligj të sipërfaqes të mbjelljes të kanabisit mjekësor, Komisioni i merr parasysh sugjerimin dhe miraton projektligjin nen për nen


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur me rezerva në lidhje me projektligjin për kanabisin mjekësor. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se në projektligj duhet të jepet e përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja e kanabisit që do të kultivohet në vend.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Dashamir Shehi u shpreh skeptik ndërsa shtoi se kjo iniciativë do të jetë e dështuar. Mes të tjerash ai tha se duhet të bëhet provë me pak hektar dhe se nisma duhet të rishikohet pas dy viteve.

Braçe: Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Doja një sqarim dhe më pas të bëja një propozim.

Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë: Nuk ka një përkufizim të sipërfaqes. Në projektligj parashikohet se do të parashikohen zonat kadastrale ku do të mbillet kërpi industrial. Për pjesën mjekësore përgjigjen kolegët.

Përfaqësuesja e ministrisë së Bujqësisë: Kemi vendosur një njeri prodhuese që nuk është me e vogël se 5 Ha dhe jo më shumë se 10 Ha. Dhe që mos të jepen më shumë se 4 licenca. Pra ky është maksimumi për kanabisin.

Braçe: Jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbillet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe. Për mos t’i dhënë mundësi zotit Mondi që të bëjë humor kohë pas kohe propozoj të bëhen përcaktimi.

Shehi: Nëse doni një këshillë, gjithë ato gjëra si kemi bërë. Do ngrihet një administratë më vete për këto 200 ha. Kjo që keni relatuar që 200 Ha qenka një pjesë e tokës bujqësore, e paska hëngër dreqi bujqësinë. Nëse sipërfaqja bëhet e pakontrollueshme, se nuk ka ku i gjen Shqipëria 200 ha në një vend. Se do të ankohet qarku i Korçës, apo i Shkodrës, se pse nuk na keni dhënë ju licencë. Ndaj 50 Ha të bëhet në një pikë të caktuar, të bëhet. Por se besoj se kjo do të jetë e suksesshme.

Pas këtyre diskutimeve pr.ligj kaloi nen për nen, ndërsa do të dërgohet për shqyrtim në një tjetër komision për të bërë disa ndryshime.

Kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi, tha se sugjerimi që pati zoti Braçe, për të vendosur një nen për të përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja me kanabis që do të mbillet, do të rregullohet.