Kriptomonedha kryesore në botë, Bitcoin, mund të rritet në një rekord të ri vitin e ardhshëm, parashikoi këtë javë një analist i lartë në Standard Chartered në një shënim të parë nga Reuters.
Sipas Geoff Kendrick, kriptomonedha mund të rritet në 50,000 dollarë këtë vit dhe potencialisht edhe më tej, pasi rritja e çmimit do nxiste ata që prodhojnë Bitcoin të grumbullonin një pjesë më të madhe të furnizimit. Kjo do krijonte një çekuilibër të ofertës dhe kërkesës, duke nxitur një rritje të mëtejshme.
“Rritja e përfitimit të atyre që prodhojnë Bitcoin do të thotë se ata mund të shesin më pak duke ruajtur flukset hyrëse të parave, duke pakësuar furnizimin neto të Bictoin dhe duke i shtyrë çmimet e monedhës duke i ngritur më lart,” u citua të thoshte Kendrick.
Gjiganti bankar në Mbretërinë e Bashkuar ‘Standard Chartered’ parashikoi në fillim të këtij viti se Bitcoin do shkontë në 100,000 dollarë në vitin 2024, duke deklaruar se i ashtuquajturi ‘dimër kripto’ kishte mbaruar falë stresit në sektorin tradicional bankar.
Kendrick, megjithatë, tha se tani kishte 20% ‘përmbysje’ në atë thirrje, duke parashikuar se monedha do arrinte 120,000 dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm, gati duke dyfishuar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej rreth 69,000 dollarësh që arriti në 2021.
Pas tronditjes së tregut të aksioneve që pasoi krizën bankare të SHBA-së në fillim të këtij viti, shumë ekspertë parashikuan se Bitcoin kishte të ngjarë të fitonte apel në rritje për investitorët. Çmimi i monedhës është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe ka arritur nivelin më të lartë të një viti në qershor. Është rritur më shumë se 82% deri më tani këtë vit.