Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi mafioz i Brilant Martinajt e dy miqve të tij, prokuroria kërkon ndihmën e Sllovenisë


Një vit pas ekzekutimit të Brilant Martinajt e dy miqve të tij prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmën e Sllovenisë për zbardhjen e ngjarjes.

Së fundmi është identifikuar një mjet që dyshohet se ka vëzhguar viktimat dhe ka identifikuar autorët.

Sipas prokurorisë, mjeti ka qenë me targa sllovene dhe për këtë arsye është kërkuar ndihma e autoriteteve sllovene për të gjetur kujt i përket mjeti dhe nëse ka qenë i vjedhur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 korrik 2022, ku Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha u qëlluan për vdekje në një atentat mafioz në autostradën në Fushë Krujë.

Nipi i Ervis Martinajt u vra ndërsa udhëtonte ndërsa trupat e tre të rinjve u dogjën. Pak pas ekzekutimit, familjarët e Ervis Martinajt denoncuan zhdukjen e këtij të fundit.