Vendosni fjalën kyçe....

Marinari australian dhe qenushja e tij shpëtohen pas dy muajsh në det në anijen e dëmtuar


Tim Shaddock, 51 vjeç dhe qenushja e tij Bella, u gjetën duke lundruar në Oqeanin Paqësor pasi mjeti i tij lundrues u dëmtua nga një stuhi.

Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella kishin qenë duke lundruar në Oqeanin Paqësor për dy muaj pasi një stuhi dëmtoi sistemin elektronik dhe komunikues të varkës, vetëm disa javë pasi ata ishin nisur.

Shaddock u largua nga La Paz në Meksikë në prill dhe po përpiqej të arrinte në Polinezinë Franceze, më shumë se 5,000 km larg, kur varka e tij u dëmtua nga stuhia.

Ata u shpëtuan pasi një helikopter që kryente mbikëqyrje por një peshkarexhë meksikane i gjeti ata më 12 korrik.

“Kam kaluar një sprovë shumë të vështirë në det”, tha ai.

“Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë sepse kam kohë që jam vetëm në det, por nga ana tjetër jam shumë mirë me shëndet”, u shpreh ai.

Shaddock tha se pajisjet e peshkimit e kishin ndihmuar të mbijetonte.

Shaddock mbijetoi për dy muaj duke ngrënë peshk të papërpunuar, duke pirë ujë shiu dhe duke u fshehur nga dielli nën një tendë në anijen e vogël.