Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahut i vendoset pajisje për mbikëqyrjen e zemrës, mjekët: Procedurë rutinë, kryeministri në gjendje të shkëlqyer


Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i është vendosur një implant zemre për mbikëqyrjen e aritmisë së zemrës dhe është nxjerrë nga spitali pasi iu nënshtrua një sërë kontrollesh, konfirmoi zyra e tij të dielën.

Kryeministri tha se ndihej ‘shumë mirë’ pasi mori rezultatet e analizave të tij mjekësore, të cilat synonin të përjashtonin çdo shkak për problemet e tij shëndetësore një ditë më parë. Mjekët këmbëngulën se zemra e Netanyahut ishte në ‘gjendje të shkëlqyer’.

“Diagnoza jonë, në fund të të gjitha kontrolleve të kryera, përfshirë analizat laboratorike, është se arsyeja e shtrimit në spital ishte dehidratimi”, tha spitali në një deklaratë të dielën, duke shtuar se zemra e kryeministrit ishte ‘plotësisht normale’.

Ndërsa ‘në asnjë moment nuk u gjet ndonjë aritmi e zemrës’, spitali tha se megjithatë vendosi të vendosë pajisjen, të quajtur Holter nënlëkuror, ‘për hir të mbikëqyrjes rutinë’.

Netanyahu u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan të shtunën pasi thuhet se i ra të fikët në shtëpi. Zyra e tij nuk bëri asnjë referencë për ndonjë humbje të vetëdijes, duke deklaruar vetëm se kryeministri kishte ndjerë ‘marramendje’.

Ai publikoi një video nga spitali duke fajësuar për dobësinë kalimin e një kohe të gjatë të premten pasdite në diellin e nxehtë në Detin e Galilesë ‘pa kapele, pa ujë’ dhe paralajmëroi bashkatdhetarët e tij që të qëndrojnë larg diellit dhe të qëndrojnë të hidratuar.