Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon interpelancë me Ramën pas kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt


Partia Demokratike zyrtare pas mbledhjes së grupit ka vendosur që të kërkojë interpelancë në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama.

Kreu i grupit, Gazment Bardhi njoftoi se interpelanca u kërkua që Rama të japë llogari për kërkesën për arrest për Arben Ahmetajn, ish-zëvendës kryeministrin.

Në përfundim të mbledhjes së grupit, dua të informoj për vendimin për të thirrur në rendin e parë të ditës për interpelancë kryeministrin e vendit për aferën e inceneratorëve. Përgjegjësia e tij penale është çështje e prokurorisë, kryeministrit të japë llogari për procedurat e paligjshme dhe të sqarojë sesi me paratë e 3 mafiozëve po financohet arratia e tyre. Edhe pse janë shpallur në kërkim pagesat për ta vazhdojnë, kërkesa për interperlancë është e detyrueshme për të diskutuar kërkesën e opozitës. Kërkojmë dhe mocion me debat lidhur me aferën e incneratorëve, çështje tjetër është sesi po shkelet rregullorja për të futur në rend dite projektligjin për kanabisit, për PD kjo është e papranueshme pasi nuk është kërkesë e qytetarëve por grupeve kriminale. Këto ishin tre çështje që diskutuam”, tha Bardhi.