Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë lajmin e qarkulluar në media për pjesëmarrjen e zv.kryeministrit Besnik Bislimi në takimin e sotëm informal në Tiranë.
Në takim marrin pjesë kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi si dhe Komisioneri për Zgjerim Varhelyi.
Sipas qeverisë së Kosovës pjesëmarrja e Bislimit nuk ka qenë e planifikuar dhe as e konfirmuar.
“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.” – njofton qeveria e Kosovës.