Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston foton pas takimit informal për Procesin e Berlinit, mungojnë përfaqësuesit e Kosovës dhe Bosnjes


Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton pas takimit informal që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që pritet të zhvillohet në tetor.

Në takim morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Serbisë. Në takim ishte edhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi.

Ndërsa mungonin përfaqëesuesit e qeverisë nga Bosnjë Herzegovina dhe Kosova.

Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabic”-shkruan Rama.