Një konflikt ka ndodhur në Ballsh ku një 24 vjeçar nga Ballshi u godit me gërshërë.
Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në lagjen “5 shkurti” ndërsa policia informon se kanë shoqëruar autorin e dyshuar.
”I riu I identifikuar me inicialet Xh. Y., 24 vjeç, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar me iniciale A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”