Vendosni fjalën kyçe....

Açka studentëve të Mjekësisë: Po bëjmë ligj për oligarkët, unë jam këtu si spektator se ligji do kalojë


Deputetja e PD-së Flutura Açka u është drejtuar studentëve të Mjekësisë që janë të pranishëm në Komisionin e Edukimit se parlamenti po bën një ligj për oligarkët dhe se deputetët e opozutës janë të pafuqishëm për ta penguar.

“Po bëjmë një ligj për oligarkët. Do të kalojë ky ligj. Unë këtu jam spektatore dhe ju kërkoj ndjesë. Jam spektatore dhe më vjen shumë keq. Ambalazhi është aq i bukur, sa të bie të fikët nga bukuria, por ajo që është pas nuk është dhe aq.” – tha Açka.

Ndërkohë studentët e pranishëm në mbledhjen e komisionit kundërshtuan projektligjin e propozuar nga qeveria duke thënë se po detyrohen të kalojnë në universitete private.

“Pse me ligj emergjence? Ne nuk jemi në kushte emergjence? Pse duhet të vendosemi në kushte të tilla? Një detyrim kur nuk jemi në këto kushte. Ky është paradoks i parë ku gjithë situata përplaset. Shumë prej nesh po mendojnë të transferohen në universitetet private apo dhe të ndërrojnë degë. Studentët po shohin mundësinë që të ikin nga shteti dhe të shkojnë në privat. E trishtë është se ka dhe nga ata studentë që po shohin mundësinë për të ndërruar dhe degë.” – thanë studentët.