Dy makina janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ndërsa një e tretë është djegur pjesërisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në lagjen ‘Pavarësia’. Fillimisht nga flakët janë përfshirë dy mjetet ndërsa janë rrezikuar edhe disa të tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bllokuar që flakët të përhapeshin më tej. Policia ka nisur hetimet për të verifikuar nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
*Fotot marrë nga BW