Vendosni fjalën kyçe....

Ghislaine Maxwell akuzon rojen e burgut për abuzim seksual


Trafikantja e dënuar e seksit të fëmijëve, Ghislaine Maxëell, akuzoi një roje burgu për abuzim seksual, pasi roja përdori gjuhë vulgare për ta thirrur atë për të bërë dush pas ushtrimeve, tha një burim burgu për Daily Mail.

Maxwell raportoi rojen femër pasi roja u përball me të për ‘nevojen për të bërë dush më shpesh’, duke vënë në dukje se higjiena e dobët e Maxwell po shkaktonte ankesa nga të burgosurit e tjerë, tha burimi. “Ishte thjesht një bisedë për pastërtinë dhe nevojën për të bërë dush më shpesh. Por oficerja ka një gjuhë si Cardi B dhe u soll krej pa takt.”

Gjuha e saj vulgare – veçanërisht fjala ‘hoo-ha’ për t’iu referuar organit gjenital femëror – me sa duket tronditi ish-zonjën e Jeffrey Epstein, e cila po vuan një dënim 20-vjeçar në Institutin Federal Korrektues Tallahassee për trafikim të vajzave të mitura për seks. Ndërsa Maxwell nuk pretendoi se roja e preku atë, takimi ‘e la atë të ndihej keq dhe e turpëruar’, sipas burimit.

Përveç më shumë se një duzinë akuzash për sjellje të pahijshme që ajo ka paraqitur kundër stafit që kur u burgos në objektin e Floridës vitin e kaluar, ajo ka paraqitur mbi 400 ankesa – për kujdesin e pahijshëm dhe të pamjaftueshëm mjekësor, manipulimin e postës, mungesën e ushqimeve vegane, madje edhe diksriminim fetar.

Kundërshtimi i Maxwell për të bërë dush dhe era e trupit i kanë bërë armiq të saj të shumtë pas hekurave, tha burimi për Mail, duke sugjeruar nëntë faqet dhe numërimin e ankesave që ajo ka paraqitur.  

Avokatët e saj filluan të apelojnë dënimin e saj pothuajse menjëherë pasi ajo u dënua vitin e kaluar për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat u përball në lidhje me transportimin e të miturve për marrëdhënie të paligjshme seksuale.