Byroja Kombëtare e Hetimit ka shkuar për kontroll në banesën e partneres së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha në Gjirin e Lalzit.
Ahmetaj ndodhet jashtë vendit pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij pak ditë më parë dhe imuniteti iu hoq nga deputetët në seancën e së premtes.
Kontrolle po kryhen edhe te banesa e Ahmetajt në Tiranë.
Vendndodhja e deklaruara e ish-zv.kryeministrit është Anglia, ndërsa avokati i tij ka thënë se ish-zv.kryeministri do kthehet në Shqipëi kur të ketë liri. Pas heqjes së imunitetit, përveç arrestimit ndaj Ahmetajt i është hapur rruga edhe kontrollit të pasurisë së tij.