Përfaqësuesit e Lëvizjes Politike ShpresON kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Lëvizjes Disaspora për Shqipërinë e Lirë.
Diskutimet kishin në qendër votën për disasporën por edhe përfaqësimin e tyre në zgjedhjet parlamentare.
“Takim midis përfaqësuesve të Lëvizja Politike ShpresON dhe Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë
Biseduam jo vetëm për të drejtën kushtetuese të votës që kanë nënshtetasit shqiptarë kudo që janë, por dhe për nevojën që ka vendi ynë për angazhimin dhe përfaqësimin e tyre në zgjedhjet parlamentare e vendore.
ShpresON si Lëvizje e re Politike do kontribuojë në gjenerimin e frymës së përfaqësimit real të nënshtetasve dhe bashkëkombasve kudo janë, duke ju prezantuar propozimin dhe qasjen tonë për këtë problem.
Falenderojmë, Besa Sharrah, Florian Haçkaj, Nador Bakalli si përfaqësues të angazhuar të Lëvizjes Diaspora Për Shqipërinë për këtë takim, në këtë kauzë jetësore të demokracisë në Shqipëri”-njofton Altin Goxhaj.