Vendosni fjalën kyçe....

“Ligji për mjekët e rinj” – Alimehmeti: Shteti po shkon drejt VKM-së për privatizimin e universitetit, zhurmë për të bllokuar sinjalin


Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sot në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në Neës24 për ligjin e ri të qeverisë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria, që detyron studentët e mjekësisë të punojnë disa vite në vend pas mbarimit të universitetit, për të marrë diplomën.

Alimehmeti tha se shteti shqiptar do shkojë drejt një VKM-je që kërkon privatizimin e universiteteve publike.

Ai deklaroi se ky ligj mund ta ketë efektin pas 6-10 vitesh, ndërkohë që emergjenca është sot apo deri 6 vite në vijim.

Sipas tij, kemi një sistem shëndetësor pothuajse të dështuar dhe mjekët duhen mbështetur sot, pasi kështu mund të frenohet largimi i tyre.

Gjithë kjo lojë është të heqin mendjen nga ajo çfarë do ndodhë me të vërtetë. Ne nuk kemi njerëz me vizion largpamës, po shohim vetëm arna. Këto para do shkojnë te privati jo arka e shtetit. Si qeveri i ke kërkuar një ligj në mënyrë të përshpejtuar parlamentit dhe nuk ke bërë llogari. Është tjetërkund ku po kërkon të kalojë uji. Është thjesht zhurma për të bllokuar sinjalin. Shteti shqiptar do shkojë drejt një VKM-je që kërkon privatizimin e universiteteve publike. Ata po shihen si numra, si mjet për të arritur këtë privatizim”, tha Alimehmeti.