Një veturë me targa shqiptare është përplasur e një kamion në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87 të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur në rrethana të paqarta të deritanishme dy mjetet janë përplasur kokë më kokë, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessë i plagosur, pa rrezikuar shëndetin.
Ende nuk ka përfunduar identifikimi i viktimave sipas Zouglas, por makina në të cilën ndodheshin ishte me targa nga Shqipëria.
Hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit po kryhen nga Policia rrugore e Edessas.