Policia e Tiranës ka organizuar një aksion duke arrestuar dy persona të cilët akuzohen për kontrabandë rrobash nga Belgjika.
Në pranga kanë rënë 45-vjeçari E.Ç. dhe 58-vjeçari N.H. ndërsa në gjendje të lirë është proceduar 45-vjeçarja L.Ç.
Ata dyshohet se kishin sjellë rroba kontrabandë me peshë 5.5 ton nga Belgjika.
Njoftimi
“Policia e Tiranës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fake delivery”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.”