Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Ahmetaj: Lajmet për transfertat bankare në Zvicër, të prodhuara nga laboratorët e ortakërisë mediatike të inceneratorëve


Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve.

Nëpërmjet një postimi, Ahmetaj e cilëson këtë aksion si një raprezalje të rradhës.

Ahmetaj vijon se lajmet për transfertat bankare prej 1.8 milion euro, janë të prodhuara nga laboratorët e ortakërisë mediatike të inceneratorëve dhe jo vetëm, duke iu referuar kështu lajmit të Portalit Alfapress (kliko këtu).

Kujtojmë se Ahmteaj nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa është konfirmuar nga avokatët e tij se është në Angli.

 

Statusi:

Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….