Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e BE: SPAK këtë vit ka dhënë rezultate, vendimet e marra s’duhet të kenë dyshime


Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë në vendin tonë që të japë rezultate te larta njëjtë si në standardet e BE-së.

Hohmann thotë se se SPAK deri më tani ka dhënë rezultate dhe se ata që kanë ndikim tek gjyqësori, të garantojnë që të japë rezultatet më të larta të BE dhe mos të ketë dyshime apo pikëpyetje.

 “SPAK këtë vit ka dhënë rezultate, shoh raportet, një hetim tjetër. Kjo është e rëndësishme. Duhet të bindni qytetarët. Atyre që kanë ndikim tek gjyqësori, të garantojnë që të japë rezultatet më të larta të BE dhe mos të ketë dyshime apo pikëpyetje. Kjo është më e rëndësishmja. E di që Kuvendi ka një rol për të luajtur në këtë drejtim. Mbështetja për gjyqësorin, mbështetja e duhur, për pajisjet, personelin”, tha ajo.

Ambasadorja thotë se duhet më shumë mbështetje për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar se KE ka gati një tjetër paketë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Niveli i fuqisë ekonomike të Shqipërisë nuk është në mesataren e BE-së. Brenda BE ne kemi fonde strukturore për vendet e BE. Von der Leyen ka propozuar paketë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Kjo është një shtytje që duhet t’i japim. Kjo mbështetje lidhet me kushte sepse nëse t’i do të marrësh fonde të BE-së duhet të plotësosh disa kushte”, tha ambasadorja.

Në Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian po diskutohet për procesin screening, ku nesër pritet të publikohet raporti dhe në muajin dhjetor pritet miratimi nga Këshilli Europian.